ALB UK TV

Siri: Në dy javë 1 mijë të vdekur, bombardimet vazhdojnë duke mos kursyer as fëmijë

Siri: Në dy javë 1 mijë të vdekur, bombardimet vazhdojnë duke mos kursyer as fëmijë

Institucionet mjekësore që kujdesen për të dëmtuarit e luftës në Siri, kanë dhënë alarmin e vdekjeve nga sulmet në Ghoutan Lindore.

Në një deklaratë për mediat, drejtuesit e organizatave kanë ndezur sirenat e alarmit duke qenë se vetëm nga dokumentacionet e regjistruara të dy javëve të fundit, raportohen mbi 1 mijë të vdekur dhe 4800 të plagosur.

Sipas organizatës, vetëm nga sulmet e rregjistruara nga data 18 shkurt deri më 4 mars, shifrat e trupave të nxjerrë nga rrënojat e luftës kanë kapur shifra të tmerrshme.

Bombardimet nga forcat e armatosura siriane vazhdojnë ende, duke mos kursyer as fëmijë, as meshkuj e as femra.

Close Menu