ALB UK TV

Kryetari i PD në Britani, Naim Hasani: ” Ja Dekalarata e PD-së në Britanin e madhe”

Kryetari i PD në Britani, Naim Hasani: ” Ja Dekalarata e PD-së në Britanin e madhe”

Kryetari i degës së PD në Britanin e madhe ka bërë publike një deklaratë e cila vijon:

 

Dega e Partise Demokratike në Britani po ndjek më shqetesim të thelle zvillimet e fundit në Shqiperi,pas protestes se banorëve të zones se Kukesit, kunder tarifes se imponuar ndaj shqiptarëve në të dy anet e kufirit në rrugen e kombit.

Qe nga çlirimi i Kosoves në 1999 shqiptarët kane mënduar dhe punuar per ngritjen e nje ure lidhese dhe bashkimi nga dy shtetet e nje kombi qe ka vuajtur më shume se askush ndarjen dhe izolimin.

Rruga e kombit ishte dhe mbetet deri me sot njeri nder projektet më madhore me interes dhe impact të drejtperdrejte në ekonomine e Shqipërisë,në rralle të pare dhe në synimin strategjik të bashkimit shpirteror të Shqiptarëve kudo qe ndodhen.

Vendimin i Qeverise shqiptare të “Rilindjes” te drejtuar nga z. Rama për të imponuar shqiptarëve nje takse ndarese, arbitrare dhe korruptive, shenon aktin final të nje politike shperberese dhe mospefillese të nje qeverie të instaluar në Shqiperi nepermjet projektit më të deshtuar qe nga renja e komunizmit, qe gjithesesi nuk mund të kete emrin “Rilindje”.

Shqiptarët nuk mund të pranojne nje ndarje të dyte mes nje kombi me trare qe i zene frymen rruges se lirise. Shqiptarët e Kosoves dynden çdo vit sidomos në sezonin e Veres në çdo cep të plazheve te Shqipërisë duke qendruar besnike kombit dhe Shqipërisë nene.

Shperblimi qe marrin eshte taksa për të hyre e dale nga memedheu. Qytetaret e Kukesit dhe gjithe Shqiptarët ne Shqiperi e Kosove dhe kudo qe jane, nuk munde të rrine indiferente ndaj nje poshterimi të rradhes, qe I behet enderres shqiptare per nje komb me dy shtete, pa kufij, të bashkuar ne familjen Europiane.

Dhuna, represioni dhe shteti policorë jane vetem mjete në duart e qeverive kriminale për të nenshtruar popullin, por qe nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionoje, derisa populli i shtypur dhe i injoruar nga Qeverisja kriminale oligarke e instaluar në Shqiperi të mos pajtohet dhe të shprehë mosbindjen ne menyre paqesore, resiststente dhe Demokratike.

Qeveria qe vjedh popullin, voten dhe dinjitetin e qytetarëve të vet, duhet të jape doreheqjen dhe në vend të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku perfaqesuesit të zgjidhen nga vota Demokratike të qytetarëve dhe jo nga vjedhja e mandateve nepermjet parave të krimit dhe droges, qe ka qene lajtomotive i qeverisjes se “Rilindjes” mavi.

Shprehim solidaritetin tone të plote më të drejten e shqiptarëve per të protestuar dhe mos u bindur politikave ndarese dhe korruptive të asaj qeverie qe ka deligjitimuar vullnetin e popullit dhe ka kriminalizuar Shtetin dhe tempullin e demokracise “parlamentin shqiptar”.

Shpresojme dhe besojme qe në menyre Demokratike dhe qytetare, Shqiptarët të dine te japin leksion demokracie ozurpuesve qe duke kerkuar të pasurohen në menyre kriminale, i kane venitur shpresen shqiptarëve se vendi yne nje dite do të behet dhe kane shkaktuar nje hemoragji të trurit dhe inteligjiences shqiptare drejt perendimit.
Shqiperia eshte e shqiptarëve dhe jo e oligarkëve.

Dega e Partise Demokratike në Britani mbeshtet me force Protestat Demokratike, paqesore dhe çdo presion tjeter Demokratik ndaj nje qeverie të korruptuar, për ta detyruar ate qe të degjoje zerin e atyre qe mund ta zgjedhin dhe më vote e largojne.

Çdo mosperfillje e kerkesave te drejta te qytetarëve vetem se e shton zemerimin e tyre dhe e dergon qeverine jashte konturave Demokratike, në dem të stabilitetit politik, dhe ekonomik të Shqipërisë.

I bejme thirrje politikanëve të ndergjegjshem dhe mbeshtetesve të Partise Socialiste të Shqipërisë te distancohen nga nje grup “Rilindasish” qe ka ozurpuar partine e tyre dhe ti bashkohen shpirtit demokratik të qytetarëve te thjeshte të cilet qe nga Neser do te nisin mosbindjen e madhe ndaj injorimit të vullnetit të tyre demokratik, kunder krimit dhe oligarkeve dhe varferimit të tyre të tejskajshem.

Zoti e bekofte shpirtin demokratik, liridashes she European të shqiptarëve!

Per Degen e Partise Demokratike në Britani

Kryetari

Av. Naim Hasani

Close Menu