Te dashur prinder,

Në kuadër të festave kombëtare të Nëntorit, Bashkia e Brendit në Londër ka hapur dyert për shqiptarët, ku ka vendosur në shtizën e institucionit të Bashkisë edhe flamurin Shqiptar. Gjithashtu eshte organizuar edhe evenimenti ‘Albanian Week in UK’. Nga organizatoret dhe koordinatoret e manifestimit kulturor , z.Tomorr Kokona dhe z. Lavdrim Krashi ne partneritet mediatike me televizionin e vetëm shqiptar në Britani të Madhe ALB UK TV.
Ndërsa kryetari i Shoqatës “Nenë Tereza”, z.Esat Brace, nje nga shoqatat kjo e thirrur si pjasmarres ne kete eveniment, ka kërkuar nga televizioni ALB UK TV qe te mos publikojë femijet e shoqates se tij ne këtë eveniment te regjistruar ku morren pjese qindra femije te tjere.

Z Brace ka kërkuar nga ALB UK TV ne nje mesazh ne Facebook të heq tq gjitha fotot dhe xhirimet që janë bërë në manifestimin e mbrëmshëm. “Mirëmëngjesi ju lutem largoni fotografit e femijëve të shoqatës “Nenë Tereza” nga faqja e juaj, nuk keni të drejt të publikoni fëmijët e shoqatës pa autorizim”, ka thënë ai pa sqaruar arsyet.

Përderisa dihet që në evenimente te ndryshme publike, ku ftohen mediat, mund të behën foto nga të pranishmit dhe xhirime, stafi i televizionit nuk e ka të ditur arsyen perse drejtohet kjo kërkesë pikërisht tek ALB UK TV nga z.Brace.

Ne këtë rast, stafi i televizionit ALB UK TV, u kërkon ndjesë te gjithe prinderve te ketyre femijeve te shoqates se Nene Terezes, qe mezi presin te shohin femijet e tyre te shkelqyer duke performuar ne skene pasi ALB UK TV nuk do te transmetoje ne programin e tyre te regjistruar vallen e Tropojës e kercyer kjo valle aq bukur nga keta fëmije te kesaj shoqate. Kjo me kërkesën e ketij personi te permendur me siper qe ka “privatizuar” keta femije.

Ne si media ende nuk jemi ne dijeni nese kete person e kane autorizuar vete prinderit e ketyre femijeve apo eshte dicka tjeter.
Femijet e kesaj shoqate kane marre pjese edhe ne ‘UK Albanian Talent Show’ ku pikerisht prinderit e ketyre femijeve kane lejuar transmetimin ne televizion.

ALB UK TV me te drejte të plotë televizive në mënyrë shumë të drejt nuk ka anashkaluar asnjëherë komunitetin Shqiptare në Londër.
Ky televizion ka pasur, ka dhe do kete dyert e hapura si për shoqata shqiptare që funksionojnë në Londër gjithashtu për të gjitha ata që kanë pasqyruar dinjitetin e vet si shqiptarët për të mirën e Shqipërisë.
Po ashtu ALB UK TV ka pasur dëshirë që edhe këte eveniment ta pasqyrojë në mënyrën më të mirë të mundeshe për shqiptarët dhe familjarët e tyre.

Gjithashtu, televizioni ALB UK TV e përsërit edhe një herë për të gjithë ata që ia dëshirojnë të mirën komunitetit shqiptar, le të urdhërojnë të bashkëpunojnë me ALB UK TV, sepse është dera e hapur e gjithë shqiptarëve ku do që jetojnë dhe ju uron gezuar festat e Nentorit.

Me respekt,
Nga stafi i ALB-UK TV