ALB UK TV

Reagon Ish-komandanti Sulejman Abazi:”Ushtria e Kosovës trondit Ballkanin”

Reagon Ish-komandanti Sulejman Abazi:”Ushtria e Kosovës trondit Ballkanin”

Në një nga postimet e tij të fundit ish komandanti, tashme Profesor Dr Sulejman Abazi  ka reaguar ashpër në opinionin e tij kundrejt krijimit të ushtrisë së Kosovës.

 

“VIJA E TEODOSIT” DHE BALLKANI PERENDIMOR.
PSE I KA TRONDITUR KAQ SHUME USHTRIA E KOSOVES “KALANDERET” E BALLKANIT DHE ME TEJ?! “-Titullon Abazi

“Ka nje arsye shume te forte qe kam shkruar pak dite me pare statusin specifik mbi krijimin e Forcave te Armatosura te Kosoves.
Vini re: Ne Beograd mblidhen menjehere “kalanderet” serbe, greke, bullgare e rumune.
Pse mblidhen ata dhe pse pikerisht keto shtete?
Cfare i shqeteson ata ne perspektivat gjeopolitike te rajonit? Pse merren pikerisht me faktin e krijimit te Ushtrise se Kosoves?
Cfare i frikeson keto vende te ortodoksise perballe vetedijes se multikulturalizmit qe dominon Ballkanin Perendimor?
Cfare kane kuptuar keta me termin Ballkan Perendimor? 
Ne anen tjeter kemi nje deklarate bombe dhe shume shprehese te Kolinda Kitarovic, Zonjes se Pare te Kroacise.
Ajo u kujton ketyre “kalandereve” se, Kroacia, Shqiperia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Sllovenia, jane Europa e vertete ne Ballkan.
Kjo te dashur miqte e mi eshte ndarja konceptuale ne “Vijen e Teodosit”, ne lidhjen e gjere te besimit kunder frymes se multikulturalizmit dhe te qyteterimit perendimor.
Eshte e plote kjo per te kuptuar qe, ne bashkesine e vendeve ortodokse, ku Kleri ben ligjin, gjithcka tjeter qe ndodh nga keto vende te lindjes dhe qe propogandojne per te qene pjese e Europes, eshte nje farse propogandistike.
Me afer, ne planin tone kombetar eshte e arsyeshme te kuptojme:
Strategjia jone Kombetare duhet te lundroje e sigurte te 3 faza te zhvillimit te saj, deri sa brezat te gezojne nje Shqiperi te Bashkuar dhe te forte, faktor kryesor ne Ballkan.
Krijimi i Forcave te Armatosura te Kosoves, pas clirimit dhe pavaresimit te saj, eshte pikenisja e procesit te pandalshem te Ribashkimit te Kombit Shqiptar.
Do te kete me siguri edhe ngjarje te tjera deri ne qershorin e vitit qe vjen, te cilat do te vene ne prove mencurine e shqiptareve, vendimarrjen politike me vlera historike, ne inteeres te kesaj kauze.
Po shfaqen qesharak shume shoqata atdhetare me lidere euforik, qe akoma vazhdojne te krijohen e te rikrijohen dhe nuk po kuptojne se, procesi i Bashkimit Kombetar ka nje kahje tjeter shtrati dhe veprimi, mbi bazen e nje analize shkencore te te gjithe faktoreve qe veprojne, brenda nje gjeostrategjie dhe gjeopolitike konkrete.

Amaneti i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit sot eshte i qarte:
Te luftojme qe ti bashkojme trungut Meme cdo pjese te tij, te pastruar nga cibanet qe na i ka bere peshqesh historia e dhimbeshme ballkanine e europiane.
Ribashkimi Kombetar asnjehere ska per te ardhur me parrulla patriotike dhe tundje flamuresh, por me guximin e burreshtetasve dhe njerezve te medhenj te Kombit, te cilet ne kohen e duhur do te dine te japin maksimumin e vetedijes se tyre te paster kombetare.
Faleminderit per kurajon tuaj.
Ju pershendes.
Dr. Sulejman Abazi NESHAJ
Tirane. ”

-Përfundon ai.

Close Menu