UK

Mbretëresha e Anglisë kërkon kompromis për BREXIT-in

Mbretëresha e Anglisë, Elisabeta e Dytë ka vlerësuar respektimin e pikëpamjeve të ndryshme për çështjen e BREXIT-it dhe ka kërkuar nga deputetët të gjejnë gjuhën e përbashkët në prag të votimit të dytë të planit të kryeministres për divorcin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Mbretëresha është neutrale në rolin e saj si kryetare e Shtetit, por ndërhyrja e saj e cilësuar si elegante, është e dyta brenda disa muajsh, kur është shprehur për nevojën për tolerancë.

Pa dyshim kjo ndërhyrje e fundit përbën dërgim mesazhi në debatin aktual politik në Britani, kur të martën e ardhshme, më 29 janar, do të votohet Plani B i kryeministres Theresa May ,për BREXIT-in.

Related Posts

Leave a Reply