Albania

Themeluesi i ALB UK TV Helidon Kastrati, pritet nga ish Kryeministri Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha ka takuar biznesmen e njohur dhe themeluesin e Alb Uk Tv, Helidon Kastrati dhe komentatorin e familjes Mbretërore dhe njëherish president nderi i Alb Uk Tv, Ian Pelham.

Z. Kastrati është një nga shqiptarët me të suksesshëm dhe lobues i të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Gjatë takimit me ish-liderin e PD-së, që është mbajtur në Tiranë, Kastrati e njoftoi për televizionin Alb Uk dhe punën që bënë ekipi i televizionit për promovimin e vlerave shqiptare, si televizioni i parë shqiptar në Britani.

Kastrati ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ”Wake Up” në Top Channel, ku theksoi se televizioni Alb Uk që ai ka hapur, është një hapësirë që promovon vlerat e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, por është edhe një zë që mbron të drejtat e tyre.

Si shembull për këtë të fundit ai tregoi rreth incidentit më të fundit me televizionin Sky News, i cili kishte realizuar një kronikë nisur nga paragjykimet që të huajt kanë ngritur mbi shqiptarët./Alb Uk Tv/

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *