Albania

Themeluesi i ALB UK TV, Helidon Kastrati takohet me Presidetin shqiptar, Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka pritur biznesmenin e njohur dhe
themeluesin e Alb Uk Tv, Helidon Kastrati dhe komentatorin e familjes Mbretërore
dhe njëherish president nderi i Alb Uk Tv, Ian Pelham, të cilët po promovojnë
Shqipërinë në Angli dhe më gjerë.

Gjatë takimit, Kastrati e informoi Presidentin Meta për aktivitetin e tij që zhvillon në komunitetin shqiptar në Britani.   

Gjatë takimit në Tiranë, Kastrati e njoftoi Presidentin shqiptar për televizionin Alb Uk dhe punën që bënë ekipi i televizionit për promovimin e vlerave shqiptare, si televizioni i parë shqiptar në Britani.

Z. Kastrati është njëri nga shqiptarët me të suksesshëm dhe lobues i të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Kastrati ka premtuar që në udhëtimet tjera do t’i
realizojnë në Kosovë, ku është vendi i tij i origjinës dhe në Maqedoni./Alb Uk Tv/

Related Posts

Leave a Reply