Bota

Facebook akuzohet nga depuetët britanik për shkelje të privatësisë dhe konkurrencës

Sipas një raporti parlamentar të deputetëve britanikë, rrjeti social Facebook i ka shkelur qëllimisht ligjet për privatësi dhe konkurrencë, dhe duhet të jetë pjesë e hetimeve për shkelje të rregulloreve.

Deputetët i kanë vlerësuar udhëheqësit e kësaj kompanie si banditë digjitalë.

Në raportin përfundimtar të komisionit për digjitalizim, kulturë, medie dhe sport, i cili është hartuar pas hetimeve që zgjatën 18 muaj, rrjeti social akuzohet për pengim të qëllimshëm të hetimeve dhe për dështim në parandalimin e ndikimit rus në zgjedhje.

“Demokracia është në rrezik nga sulmimi i qytetarëve me informata të rreme dhe reklama të personalizuara nga burime të paidentifikuara dhe të shpërndara përmes platformave kryesore të rrjeteve sociale”, tha shefi i këtij komisioni, Damian Collins.

Komisioni parlamentar e ka akuzuar shefin e Facebookut, Mark Zuckerberg, për përpjekje që t’i refuzojë tri kërkesa të parlamentit për marrje të dëshmive dhe i ka bërë thirrje qeverisë britanike që ta fillojë një hetim të pavarur për ndikimin e jashtëm në referendumin e Skocië për pavarësi, referendumin për dalje të Britanisë nga BE-ja dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, shkruan “The Guardian”.

Related Posts

Leave a Reply