Albania

Gazetari britanik vlerëson figurën e Grida Dumës: Një nga politikanet më të besueshme në botë

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetarin Ian Pelham Turner, një figurë e spikatur e opinionit britanik.

Grida Duma ka postuar në profilin e saj në “Facebook” të gjithë intervistën, ku ajo që tërheq vëmendjen është komenti që i ka lënë Ian Pelham Turner.
Gazetari i njohur shprehet se intervista me Dumën është një nga më të pëlqyerat, dhe se është shumë i nderuar që e ka takuar.

Gjithashtu Ian Pelham Turner shprehet se Duma është një femër inteligjente, që flet me ndjenja dhe pasion.

ALB UK TV

MP of the Democratic Party of Albania Grida Duma had an exlusive interview for ALB UK TV, on mederation of Ian Pelham Turner – Honorary President of ALB UK TV !

Posted by ALB UK TV on Friday, February 8, 2019

“Kam 53 vite si gazetar dhe kam qenë i nderuar që të intervistoj disa nga njerëzit më të rëndësishëm dhe të fuqishëm në botë. E them sinqerisht se intervista me Grida Dumën ishte një nga më të pëlqyerat, grua dhe politikane interesante që unë kam patur nderin ta takoj.

Ka pak politikanë në këtë botë, të cilët me të vërtetë besojnë te të drejtat e njeriut, që besojnë se luftojnë padrejtësinë, që besojnë se bota mundet dhe do të jetë një vend më i mirë.

Grida Duma është nga ato pak njerëz të vërtetë, që padyshim ka interes për çështjet me të cilat ballafaqohet bota. Shumë inteligjente, jashtëzakonisht e fuqishme, por asnjëherë e paqëndrueshme, ajo flet me ndjenja, me pasion të madh dhe me një ndjenjë unike të dinjitetit. Ndërkohë që lejon që feminiteti i saj të shihet gjithmonë dhe zbulon ndjenjat e saj të vërteta.

Kujdesuni për këtë vajzë të re, ajo është një kredi e madhe për Shqipërinë, për gruan në përgjithësi dhe po bëhet shumë shpejt një nga politikanët më të besueshëm në botë”, shprehet gazetari i njohur për deputeten e Partisë Demokratike.

 

ALB UK TV

 

MP of the Democratic Party of Albania Grida Duma had an exlusive interview for ALB UK TV, on mederation of Ian Pelham Turner – Honorary President of ALB UK TV !

Posted by ALB UK TV on Friday, 8 February 2019

Related Posts

Leave a Reply