Kosova

Haradinaj: Taksa nuk hiqet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e tij kundër heqjes së taksës ndaj mallrave serbe.

Haradinaj po ashtu është shprehur kundër ndryshimit të kufijve, duke thënë se hapja e çështjes së kufirit i shkon për shtati vetëm presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me familjet e dëshmorëve të Komunës së Deçanit, me ç’rast ka ritheksuar se taksa ndaj shtetit serb nuk do të hiqet derisa Serbia të mos e njohë Kosovën dhe se kushdo që e hap çështjen e kufijve është armik i kombit shqiptar.     

Kreu i qeverisë u shpreh se vendosja e taksës nuk e pengon marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Related Posts

Leave a Reply