Kosova

Limaj: Problemet me Serbinë zgjidhen kur dy shtetet njohin njëra-tjetrën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se vendi aktualisht po ballafaqohet me tema të rëndësishme.

Limaj ka thënë se Qeveria në njërën anë po punon për zhvillim ekonomik duke nxjerre vendime, por në anën tjetër është tema e dialogut dhe taksës. Limaj pohoi se nga viti 2011 deri në vitin 2018 vendi ka humbur nga procesi i dialogut, sepse është negociuar për çështje të brendshme. Kryetari i Nismës ka thënë se problemi i Kosovës është Serbia dhe ky problem zgjidhet vetëm me njohje.

Limaj në një aktivitet të Nismës në Shtime ka thënë se Kosova futet në dialog me objektiv të qartë arritjen e një marrëveshje që çon të njohje.

“Kjo marrëveshje nuk shkon 10 vite, por kërkojmë të afatizohet në disa muaj. Jemi duke e ndërtuar kornizën e dialogimit. Kemi probleme për vite të tëra janë shkaktuar dëme që nuk është lehtë me u riparu. Ne po përpiqemi me pas një qëndrim unik”, ka thënë Limaj.       

Related Posts

Leave a Reply