Albania

Majko flet për shkëmbimin e territoreve

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka folur rreth një marrëveshje të mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë brenda këtij viti.

“Lexova me kujdes një editorial të dy ambasadorëve të respektuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Beograd të cilët nënvizonin faktin e nevojës për një marrëveshje midis palëve dhe për heqjen dorë nga obstruksionizmi, që mu duk momenti i parë i rëndësishëm, dhe i dyti për të realizuar një marrëveshje të pranuar dhe të zbatueshme. Tek obstruksionizmi kam parasysh në radhë të parë mënyrën se si shteti serb sillet karshi shtetit të Kosovës, duke u përpjekur në mënyrën më maksimale ta bllokojë atë në çdo rol ndërkombëtar apo akt ndërkombëtar që shteti i Kosovës ndërmerr. Obstruksionizmi ka të bëjë edhe me mënyrën se si ka reaguar Kosova, por ne duhet të ndajmë kush është aksioni dhe kush është reaksioni. Pra duhet të ndajmë që tarifa e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë, obstruksionizëm është, një gjë që në kushtet teorike është krejtësisht e pavend. Por ne nuk duhet ta shikojmë si një aksion, por duhet ta shikojmë si një reaksion. Unë pres marrëveshje, siç edhe dy ambasadorët e respektuar kishin nënvizuar, të zbatueshme”, tha Majko për Zërin e Amerikës.

Ai ka përmendur edhe debatet e filluara rreth idesë së korrigjimit të kufirit, taksës 100 për qind që po kundërshtohet nga SHBA.

“Për idenë e shkëmbimit të territoreve, idenë e korigjimit të kufijve, ide të çuditshme që kanë qarkulluar mbi dhe nën tavolinë, sinqerisht kam qënë i rezervuar. I rezervuar për një fakt shumë të thjeshtë: ky është një lloj autoriteti apo autorizimi që i takon elitës politike të Prishtinës”, shtoi ai.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *