Kosova Maqedonia

Maqedonia dhe Kosova me projekte të reja në sektorin energjetik

 Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi priti sot një delegacion nga Republika e Kosovës të kryesuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ministri Bekteshi prezantoi projektet aktuale energjetike dhe mundësitë për bashkëpunim me palën Kosovare.

“Në periudhën e ardhshme, projekti aktual për realizimi nga të dyja vendet është lidhja e sistemeve energjetike mes dy vendeve me revitalizimin e linjave 220 kV drejt Kosovës. Kjo do të nënkuptonte  edhe një lidhje tjetër me sistemet energjetike të BE-së , sepse Kosova nëpërmjet Shqipërisë do të lidhet me Italinë, që do të thotë rritje e besueshmërisë në sistemin tonë të transmetimit të energjisë elektrike”, tha Bekteshi, duke shtuar se një fushë e re e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme pritet edhe në fushën e gasifikimit , sepse sipas studimit të fizibilitetit për sistemin e gazifikimit të Republikës së Maqedonisë me projekt ideor, pavarësisht interkoneksionit ekzistues me Bullgarinë në Deve Bair janë paraparë edhe 6 ndërlidhje potenciale shtesë duke përfshirë edhe bashkimin me Kosovën në Shkup.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik  të Kosovës Valdrin Lluka shprehu interes në projektin e gazifikimit pasi hap mundësi për zhvillimin e këtij rrjeti në të dy vendet, duke theksuar se shkëmbimi i përvojave në zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë do të ishte e dobishme për të arritur qëllimet brenda përmbushjes së kërkesave të Komunitetit të Energjisë.

“Përgatitja e projekteve të përbashkëta do t’u mundësojë  dy vendeve prezantim të përbashkët para institucioneve të huaja financiare në mënyrë që të angazhohen fonde për realizimin e projekteve të përbashkëta”, u shpreh ministri Lluka.

Ndër temat e diskutuara në këtë takim ishin termocentrali i Oslomejit dhe furnizimi i saj i mundshëm me thëngjill me kalori të lartë nga Kosova, i cili do duhej hulumtuar, pastaj HC Çebren dhe Galishtë, si  balancues potencial në sistemet e elektroenergjetik në rajon, si dhe projektet investuese  të të dyja palëve  që nënkupton monitorimin e tranzicionit evropian të energjisë.

Rruga e realizimit të autostradës Shkup-Bllacë, e cila është një nga prioritetet e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, si dhe përgatitja e dokumentacionit të projektit për pjesët rrugore Tetovë-Jazhincë dhe Opajë –Stanqiq , ishin ndër temat e diskutuara nga të dyja palët, si dhe mundësitë për zgjerim me projektin për sistemin e sistemit njësportel ndërsa operacionalizimi i disa prej projekteve të lartpërmendura mund të sjell edhe mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë  dhe Qeverisë së Kosovës, planifikuar të mbahet kah mesi i këtij viti.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *