Albania

Meta ndërmarrjeve gjermane: Mirëpresim investimet tuaja në Shqipëri

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Gjermani, presidenti i Shqipwrisw, Ilir Meta mori pjesë në Konferencën Vjetore të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme gjermane në Berlin, ku mbajti edhe një fjalë përshëndetëse si i Ftuar Nderi.

Konferenca vjetore është një nga aktivitetet më të rëndësishme politike dhe ekonomike në Berlin, ku marrin pjesë mbi 3500 personalitete të shquara gjermane dhe ndërkombëtare të politikës, botës së biznesit dhe shoqërisë civile.

Presidenti Meta gjatë fjalës së tij, vlerësoi parneritetin strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të  bashkëpunimit në të gjitha fushat mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen financiare dhe teknike të Gjermanisë, për më shumë se 30 vite, në fushat më jetike të ekonomisë tonë si: energjetika, infrastruktura, bujqësia, turizmi, shëndetësia, SME-të dhe arsimi profesional, ku kontributi i saj tejkalon vlerën e 1 miliard $, duke u renditur si donatori më i rëndësishëm në Shqipëri. Presidenti Meta gjatë fjalës së tij bëri një ekspoze të potencialeve në sektorët prioritar, ku renditi mes të tjerash dhe disa oportunitete investimesh për biznesin e huaj dhe atë gjerman në veçanti.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta ftoi biznesin gjerman për mundësitë e investimeve në sektorin e turizmit dhe energjetikës në Shqipëri.

“Ftesa ime e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë është që t’ju ftoj në Shqipëri jo vetëm si turistë për të shijuar bukuritë e saj të jashtëzakonshme, por edhe si investitorë potencial duke shfrytëzuar kapitalin tuaj financiar dhe ekspertizën menaxheriale në sektorin e turizmit”, theksoi presidenti Meta.

Related Posts

Leave a Reply