Kosova UK

O’Connell: Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve

Dua Lipa është këngëtarja e parë shqiptare që fiton çmim në Grammy Awards.

Ajo është shpërblyer në kategorinë “Kënga më e mirë e zhanrit Dance” (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson) si dhe çmimin “Artisti i ri më i mirë”.

Duan e ka uruar edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

O’Conell, në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka shkruar “Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve”.

Kosovarja me famë botërore, Dua Lipa, mbrëmë fillimisht ka fituar çmimin prestigjioz “Grammy” në kategorinë për “Këngën më të mirë në zhanrin Dance”. E më vonë, Lipa ka fituar edhe çmimin e dytë prestigjioz “Grammy” në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”.

Related Posts

Leave a Reply