Albania UK

PD në Londër: Shqiptarët t’i thonë jo shkatërrimit të demokracisë

Dega e Partisë Demokratike në Britani, zhvilloi sot një aktivitet përpara Parlamentit Britanik, në shenjeë solidariteti nga Londra me protestën e thirrur nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe lideri i opozites, Lulzim Basha, që mbahet në Tiranë më 16 shkurt.

Siç thekson Naim Hasani, shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë mjaft arsye për t’i thënë jo shkatërrimit të demokracisë, largimit masiv nga trojet shekullore dhe shuarjes totale të shpresës tek rinia shqiptare nga qeverisja e tanishme.

Postimi i plotë i në Facebook ga Naim Hasanit:

Të dashur Miq,

Dega e Partise Demokratike në Britani, zhvilloi sot nje aktivitet simbolik, perpara Parlamentit Britanik, në shenje solidariteti nga Londra me protesten masive, paqesore dhe demokratike të thirrur nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe lideri i opozites z. Lulzim Basha në Tiranë ne daten 16 Shkurt 2019.

Ju bejme thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm në Shqiperi dhe diaspore kudo qe jane, ti bashkohen kesaj proteste.

Shumica derrmuese e shqiptarëve ka mjaft arsye për ti thene JO, shkaterrimit të demokracise, largimit masiv nga trojet shekullore dhe shuarjes totale të shpreses tek rinia shqiptare, nga Rilindja dhe qeverisja me bandat dhe krimin, kunder ozurpimit të parlamentit shqiptar nga elemente të rrezikshem kriminale dhe oligarkë, kunder fenomenit te turpshem të shitblerjes se votes me parate e krimit, me pasoja shkatrrimtare për rendin demokratik ne Shqiperi.

Nje kronike të zgjeruar te ketij aktiviteti sensibilizues, në nbeshtetje të protestes se 16 Shkurtit do ta ndiqni edhe në media.

# Shqiperia Ngrihet

– Av. Naim Hasani –

Related Posts

Leave a Reply