Albania

Rama nga Puka: Sa herë afrohen zgjedhjet opozita del nga binarët

Nga Puka ku po zhvillon ciklin e takimeve “Bashkia që duam”, kryeministri Edi Rama komentoi edhe situatën politike në vend si edhe protestën e 16 shkurtit të organizuar nga opozita. 

Rama tha se sa herë që vendi është në prag zgjedhjesh opozita nis avazin për t’i shmangur ato pasi e dinë që nuk mund të fitojnë dot.

“Një rrugë që është e njohur për të gjithë, është një film i parë sa herë afrohen zgjedhjen nisin avazin se nuk fitojnë dot. Ndërtuan një çadër bllokuan rrugën dhe bënë çmos të shmangin zgjedhjet. Sot e njëjta situatë ndërsa reforma në drejtësi po ecën dhe po hyn në fazën e ngritjes së institucioneve, ata i vihen barrikadë vendit e drejtësisë e përdorin argumenta vetëdiskrititues. Kujt shqiptari që di sadopak për procesin zgjedhor mund t’i besohet se këta që flasin për blerje votash janë zgjidhja e jo problemi, këta që flasin për korrupsion e varfëri janë zgjidhja e jo problemi. Kjo është arsye sa herë ka zgjedhje e nuk fitojnë dot, dalin nga binarët si mënyra për t’i ikur ballafaqimit me qytetarët e zgjedhësit”,ka theksuar Rama.

Related Posts

Leave a Reply