Maqedonia

Server: Maqedonia në 2024 përfundon anëtarësim në BE

Analisti politik, Daniel Server konsideron se Maqedonia në qershor do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe për pesë vite do të jetë nga fundi i procesit për anëtarësim.

Server është profesor i studimeve ndërkombëtare në Universitetin “Xhon Hopkins” dhe njohës i mirë i ngjarjeve në Ballkan.

“Nuk jam në biznesin e parashikimeve, por konsideroj se më se realiste është që Maqedonia për pesë vite të jetë në fund të procesit për anëtarësim në BE”, deklaroi Server për MIA-n.

Ai shtoi se kjo do të varet shumë nga stabilizimi i klimës vendore politike që do të mundësonte implementim me kohë të reformave.

“Lidhur me anëtarësimin në BE, Maqedonia është përballë dy sfidave, implementimit të “akis” (të drejtat dhe obligimet e përgjithshme të detyrueshme në të gjitha vendet anëtare të BE-së), si dhe pavarësia e gjyqësisë. Nëse këto reforma, të ashtuquajtura shtylla rezistuese të një ndërtimi, implementohen me kohë, Maqedonia është në rrugë të sigurtë të bëhet anëtare e BE-së”, deklaroi Server.

Related Posts

Leave a Reply