Bota

Shpallet i padëshirueshëm konsulli polak në Oslo

Autoritetet norvegjeze e shpallën ”të padëshirueshëm” konsullin polak në Oslo, njoftoi sot Ministria polake e Punëve të Jashtme, duke njoftuar se do të ketë një reagim të menjëhershëm reciprok.

“Autoritetet norvegjeze e shpallën konsullin, Slawomir Kowalski persona non grata dhe ushtrimi i funksioneve të tij ishte bërë i pamundur”, njoftoi në Twitter zëvendësministri polak, Szymon Szynkowski vel Sek.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë norvegjeze të Punëve të Jashtme, Kristin Ernstad qëndrimi i konsullit polak nuk ishte në përputhje me rolin dhe statusin e tij të diplomatit.

Kowalski ishte i përfshirë në dosjet e fëmijëve polakë që i ishin besuar institucioneve norvegjeze, pasi ishin marrë nga familjet e tyre polake me banim në Norvegji për keqtrajtim.

Shërbimet sociale norvegjeze kritikohen rregullisht në Norvegji dhe jashtë vendit, për një praktikë të cilësuar “e ngurtë”, pasi nuk bëjnë lëshime në këtë fushë, ndërkohë që ky lloj vendimi prek shpesh familjet me origjinë të huaj.

Related Posts

Leave a Reply