Kosova Sports UK

Angli-Kosovë nuk do të luhet në “Wembley”

Ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Kosovës e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020 nuk do të luhet në stadiumin mitik “Wembley”. Kështu ka vendosur Federata Futbollit e vendit ishullor.

Sfida e Grupit A është përcaktuar të luhet të martën e 10 shtatorit me stadiumin që tashmë duhet të përcaktohet nga federata gjatë javëve të ardhshme.

“Tre luanët” kanë filluar të zhvillojnë ndeshje edhe në qytete të tjera përpos Londrës. Kështu ata kanë luajtur miqësorët ndaj Kosta Rikës dhe Zvicrës vitin e kaluar.

Por, ndeshja ndaj Kosovës, është e para sfidë kompetitive të cilën Anglia nuk do ta luajë në “Wembley” që prej ndeshjes kualifikuese për Euro 2008 ndaj Maqedonisë që u zhvillua në “Old Trafford”.

Related Posts

Leave a Reply