Albania

Basha: Rama jeton në luks, qytetarët nuk paguajnë dot biletën e autobusit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ftoi qytetarët në protestën e ditës së shtunë, duke e cilësuar atë një protestë kombëtare për të shembur këtë regjim të krijuar.

Nga Korça, ku u takua me punonjës të biznesit fason, Basha tha se biznesi është në vështirësi ekonomike nga çmimi i lartë i naftës, çmimi i lartë i energjisë dhe taksat e larta.

“Prandaj ka ardhur koha për një ndryshim të madh. T’i lidhim me njëra-tjetrën këto hallka të zinxhirit, se sot nuk janë të lidhura. Në tjetër botë jeton Edi Rama me ministrat e tij, në tjetër botë jetojnë shumica e shqiptarëve. Ai në qiell me chartera, në luks, shqiptarët nuk paguajnë dot biletën e autobusit. Gjithë paratë shkojnë për ushqim, pra për mbijetese. Që ti japim fund kësaj duhet të kthejmë të njëjtin raport mes qeverisë dhe qytetarit si në familje, mes prindërit dhe fëmijëve. Ju bëj thirrje ti bashkoheni protestës për të sjellë një ndryshim”, tha Basha.

Basha premtoi ulje të çmimit të karburantit dhe energjisë elektrike pasi këto dy elemente po i rëndojnë kompanitë prodhuese, të cilat detyrohen të rrisin shpenzimet për produktet që tregtojnë, ose të ulin pagat e punonjësve. Qerversjen e Ramës e krahasoi me atë të një kryefamiljari pijanec.

“Sot shteti dhe qeveria sillen siç sillet një prind i keq, pijanes. I bën të gjithë rrogën alkool|, shtoi ai.

Është e papranueshme, sipas Bashës, që shqiptarët sot punojnë vetëm për të ngrënë, duke iu referuar raportit të EUROSTAT.  Ndaj për këto dhe shumë probleme të tjera, Basha ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës në 16 mars, përpara kryeministrisë.

Related Posts

Leave a Reply