UK

Londra kërkon nga BE-ja të shtyjë Brexit-in

Parlamenti britanik ka aprovuar shtyrjen e Brexitit-it, megjithatë mungon shumica për të arritur një marrëveshje. Zgjatja varet nga përfundimi i votimit të tretë të marrëveshjes.

Kryeministrja Theresa May do të përpiqet edhe një herë t’i bindë ligjvenësit të pranojnë marrëveshjen e arritur prej saj me BE-në për shkëputjen e Mbretërisë së Bashkuara.

Dhoma e Komuneve duhet të votojë për këtë qellim brenda 20 marsit. Ajo e se enjtes ishte një fitore për May, për herë të parë pas një periudhe të gjatë kohe shefja e ekzekutivit britanik e mori rezultatin e dëshiruar nga votimi.

Megjithëse, kjo fitore nuk ishte një fitore e madhe. E qartë për momentin është se Brexiti do të zgjatet, dhe deputetët patën votuar më parë kundër një shkëputjeje pa marrëveshje.

Ministri i Kabinetit David Lidington e beri te qarte se ka shume padurim në Europë, dhe nëse deputetët nuk bien dakord për një marrëveshje, BE mund të kërkojë një vonesë prej më shumë se një viti.

Sipas presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk, krerët e bllokut mund të jenë të hapur për një zgjatje afatgjate te afatit “në qoftë se Mbretëria e Bashkuar, – sic u shpreh ai,- e konsideron të nevojshme të rishikojë strategjinë e saj të Brexit”.

Askush nuk e thotë dot me saktësi se fare do të ndodhë në vazhdim, zgjedhje të reja, referendum i dytë, apo Brexit i butë; e vetmja gjë që dihet është se BE-së do i duhet që të aprovojë shtyrjen.

Related Posts