UK

May propozon votim të ri për marrëveshjen e Brexit-it

Kryeministrja britanike, Theresa May do të paraqesë nesër për votim para deputetëve britanikë një mocion, ku propozon organizimin deri më 20 mars të një vote të re mbi marrëveshjen e largimit që ajo ka arritur me Bashkimin Evropian, njoftoi sonte qeveria britanike.

Kjo marrëveshje, e arritur në fund të nëntorit, është kundërshtuar dy herë nga deputetët britanikë.

Nëse këtë herë ajo miratohet, May do t’i kërkojë krerëve evropianë një shtyrje të shkurtër të Brexit, deri më 30 qershor. “Nëse kundërshtohet sërish, atëherë shtyrja do të shkojë përtej 30 qershorit dhe të duhet që vendi të organizojë zgjedhjet evropiane në maj”, sipas qeverisë britanike./ATSH

Related Posts

Leave a Reply