Albania Top News UK

Presidenti Meta dekoron Lordin Robertson

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta e ka dekoruar sonte mikun e shqiptarëve, Lordin George Robertson me medaljen “Skënderbeu”.

Robertson ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ishte Sekretar i Mbrojtjes në qeverinë e kryeministrit, Tony Blair.

Robertson u dekorua në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Londër, ku të pranishëm ishin personalitete të shumta shqiptare dhe angleze, ndërsa I tërë aktiviteti u përcoll nga ekipi i Alb Uk Tv.

Lordi Robertson njihet si një mik i madh i shqiptarëve, i cili luajti rol të rëndësishëm veçanërisht në bombardimin  e caqeve serbe nga NATO-ja gjatë luftës në Kosovë.


Related Posts