Albania Maqedonia

Zaev: S’kam provë se dikush në Shqipëri ndihmoi Gruevskin të arratiset

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev nuk mendon se Shqipëria e ka ndihmuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski që të arratiset.

Në një intervistë për Top Channel, Zaev tha se është i njoftuar me të gjitha detajet e lëvizjes së Gruevskit në Shqipëri dhe se ai është ndihmuar nga Ambasada hungareze. Zaev shtoi se nuk ka provë që dikush me lidhje politike në Shqipëri ndihmoi Gruevskin që të hyjë në Ambasadën hungareze në Tiranë dhe të kërkonte azil.

“Unë i di të gjitha detajet, pasi vendi ynë mik, Shqipëria, na ka njoftuar me detaje për gjithçka ndodhi një ditë më pas. Është diçka që është bërë me Ambasadën hungareze, jashtë asaj që mund të bënte Shqipëria. Hungaria është një vend mik me ne, por do të vijojmë të luftojmë për zbatimin e ligjit ndërkombëtar, pasi Gruevski është një person i dënuar përmes një procesi transparent në Maqedoninë e Veriut. Pati monitorim nga institucionet ndërkombëtare që punojnë në Shkup. Me atë arratisje, ai konfirmoi që është fajtor dhe ka disa çështje të tjera në gjykatë”, pohoi Zoran Zaev.

Related Posts

Leave a Reply