Bota

Çavuzoglu: Turqia e kupton shqetësimin e NATO-s për sistemin S-400

Turqia e kupton shqetësimin e NATO-s për në lidhje me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 nga ana e Ankarasë, tha ministri i Jashtëm turk Мevlut Çavuzoglu.

“Ne duhet t’i marrim parasysh shqetësimet e NATO-s. Nuk është e vërtetë të thuhet se Turqia i shpërfill ato“, tha Çavuzoglu në një konferencë të përbashkët shtypi me homologët e tij polak dhe rumun në Ankara.

“Aleatët tanë dhe NATO duhet ta kuptojnë këtë shumë mirë. Ne kemi nevojë për sistemin tonë të mbrojtjes ajrore urgjentisht”, tha ai./ATSH/

Related Posts