Albania Maqedonia

Mogherini: Në qershor pres që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

“Ballkani është në Evropë kur sheh hartën e Evropës”, kështu u shpreh Federica Mogherini në seancën plenare të Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian.

“Për këtë arsye, në vend të fjalës zgjerim, mua më pëlqen të përdor fjalën ribashkim të Ballkanit në Evropë”, theksoi Mogherini, duke shtuar se pret që të çelen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin qershor.

Related Posts