Maqedonia

Bruner: Hapja e negociatave në qershor

Hapja e negociatave të Maqedonisë së Veriut në qershor të vitit 2019 do të dërgojë mesazh të qartë dhe pozitiv për të gjitha vendet aderuese nga Ballkani Perëndimor, theksoi sot nënkryetari i Këshillit Federal, Magnus Bruner, pas takimit me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, i cili gjendet për vizitë zyrtare dyditore në Austri.

Xhaferi është i shoqëruar nga deputetët Rexhail Ismaili dhe Meri Lazarova, në cilësi të kryetarit dhe anëtares së Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Austrisë dhe sekretaren e përgjithshme, Cvetanka Ivanova. Nënkryetari i Dhomës së Epërme dërgoi urime për arritjen e Marrëveshjes me Greqinë dhe shprehu shpresë se ky përfitim historik do të vlerësohet edhe nga ana e BE-së dhe se Republikës së Maqedonisë së Veriut do i ndahet datë për negociata në qershor të këtij viti, kumtoi pres shërbimi i Kuvendit./Alsat

Related Posts