Maqedonia

Javën e ardhshme mbledhja e Komisionit për mandatin e Gruevskit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka njoftuar Komisionin për Çështja të Rregullores, mandateve dhe imuniteteve se deputeti Nikolla Gruevski ka munguar më tepër se gjashtë muaj pa arsye.

Më këtë janë plotësuar kushtet që Kuvendi të procedojë drejtë heqjes së mandatit.

I pari i ligjvënësit kërkon nga Komisioni amë që të veprojë në përputhje me Rregulloren.

Kryetari i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, Pavle Bogoevski deklaroi se mbledhjen do ta thërras javën e ardhshme.

Related Posts