Në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 17 persona nga koronavirusi të dielën, derisa nga 3.425 testime, 336 persona kanë rezultuar pozitivë. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 222 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve gjithsej në 170.956.
MSH-ja bën të ditur se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar me koronavirus 189.887 persona dhe kanë humbur jetën 6.594.
Numri i rasteve aktive është 12.337.