Azerbajxhani ka akuzuar ushtrinë armene për vrasjen e së paku 21 civilëve në një sulm me predhë, ndërsa luftimet në Nagorno-Karabakh janë intensifikuar, shkruan BBC.
Disa persona tjerë janë raportuar të lënduar në sulmin që ndodhi në qytetin azer Barda, jo shumë larg nga territori Nagorno-Karabakh, që është në Azerbajxhan por që drejtohet nga armenët.
Armenia ka mohuar se ka bërë sulmin dhe ka akuzuar Azerbajxhanin që po shënjestron spitalin e maternitetit në atë zonë.
Luftimet në rajonin Nagorno-Karabakh shpërthyen më 27 shtator. Po bëhet përpjekje për armëpushim, por luftimet po vazhdojnë.
Nga Nagorno-Karabakhu është njoftuar se shifra e të vdekurve në mesin e ushtarëve të vet ka arritur në 1068, ndërsa kanë vdekur 59 në 24 orët e fundit.