ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026 4 minutes ago
Liverpool-i mposht Tottenham-in e “skuqur” në Londër 4 hours ago
Tre breza në shërbim të personave në nevojë/ George i bashkohet babait të tij, Princit William në përgatitjen e vaktit për të pastrehët në Londër 6 hours ago
Zyrtare/ Surpriza e parë e Big Brother VIP 5, Monika Kryemadhi i bashkohet në rolin e opinionistes 6 hours ago
Britania përgjysmon ndihmën për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Khodorkovsky: Putin sillet si lojtari kumari, nuk heq dorë lehtë nga lufta

albnews by albnews
20 December, 2025
in Bota
0
Khodorkovsky: Putin sillet si lojtari kumari, nuk heq dorë lehtë nga lufta
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Disidenti rus Mikhail Khodorkovsky, ish-oligarku i Rusisë dhe kritiku i ashpër i Kremlinit e ka krahasuar presidentin rus Vladimir Putin me “një lojtar kumari që shpreson gjithmonë se karta tjetër do të jetë ajo fituese”.

Khodorkovsky argumenton se për liderin e Kremlinit konflikti është bërë një nevojë politike thelbësore, pasi Vladimir Putin ka braktisur prej kohësh pragmatizmin e ditëve të tij të para në pushtet dhe tani për të, Donbasi është çështje ideologjike, parimore dhe gjithashtu mbijetese në pushtet.

RelatedPosts

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës së Norvegjisë, mund të ketë nevojë për transplant të mushkërive

Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë marrëveshje për paqen

Bill Clinton thyen heshtjen pasi i dalin fotot nga dosja ‘Epstein’

Ai ka pak optimizëm për një fund të shpejtë të luftimeve, duke shpjeguar se Putin do të tentojë ë arrijë përparime ushtarake siç nuk ia ka dalë në këto katër vjet sulmesh.

“Propaganda e tij ka shkuar shumë larg për të bërë lëshime”, thotë ai në një intervistë për “La Stampa”, duke shtuar se, pavarësisht interesave ekonomike, “konflikti tani luhet në një nivel tjetër. Edhe Zelensky nuk mund të dorëzojë territore pa shkaktuar një krizë dramatike në Ukrainë, si institucionale ashtu edhe sociale”.

Khodorkovsky e krahason presidentin rus me një lojtar kumari që “shpreson gjithmonë në kartën tjetër fituese” dhe që “po e bën këtë edhe tani me Trump-in”, duke theksuar se Rusia herët a vonë do të duhet të përballet me një ekonomi në prag recesioni dhe mungesë ushtarësh e fuqie punëtore civile.

Sa i përket zgjidhjeve për një armëpushim, disidenti sugjeron se rruga e vetme realiste është shndërrimi i zonave të kontestuara në zona të çmilitarizuara, sepse “përndryshe nuk ka rrugëdalje”. Ai propozon që “një zonë ndalim-fluturimi mbi territoret e çmilitarizuara do të ishte një pengesë besueshme edhe për Moskën”.

Paralajmërimi më i ashpër i ish-shefit të Yukos-it është drejtuar drejtpërdrejt demokracive perëndimore: “Putin do të tundohet përsëri të bërtasë për emergjencën e armikut te portat. Dhe në kufijtë e Rusisë jeni ju, evropianët”, duke kritikuar mungesën e gatishmërisë së kontinentit për t’u mbrojtur.

Sipas Khodorkovsky-t, “ju evropianët nuk keni më mentalitetin e atyre që janë gati të mbrojnë kombin e tyre”, dhe ky qëndrim interpretohet nga Kremlini “vetëm si dobësi”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 December, 2025
Liverpool-i mposht Tottenham-in e “skuqur” në Londër

Liverpool-i mposht Tottenham-in e “skuqur” në Londër

20 December, 2025
Tre breza në shërbim të personave në nevojë/ George i bashkohet babait të tij, Princit William në përgatitjen e vaktit për të pastrehët në Londër

Tre breza në shërbim të personave në nevojë/ George i bashkohet babait të tij, Princit William në përgatitjen e vaktit për të pastrehët në Londër

20 December, 2025
Zyrtare/ Surpriza e parë e Big Brother VIP 5, Monika Kryemadhi i bashkohet në rolin e opinionistes

Zyrtare/ Surpriza e parë e Big Brother VIP 5, Monika Kryemadhi i bashkohet në rolin e opinionistes

20 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result