Mashtrimet me kreditë online/ Policia: Ja çfarë duhet të dini!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët për një skemë mashtrimi që synonte marrjen e kredive online, ndërsa bëhet e ditur se falë ndërhyrjes në kohë të Drejtorisë së Krimit Kibernetik, nuk ka pasur asnjë person të prekur.

Zëdhënësi i Policisë, Genti Mullaji, gjatë një deklarate, theksoi se skema ishte e sofistikuar dhe e menduar mirë nga autorët, të cilët shfrytëzojnë dobësitë digjitale të qytetarëve, duke e bërë veprimin e tyre të rrezikshëm, por të vështirë për t’u zbuluar nga viktimat e mundshme.

“Nuk është prekur asnjë qytetar nga kjo skemë mashtrimi sepse Drejtoria e Krimit Kibernitik ka ndërhyrë në kohë. Nuk ka persona që kanë bërë denoncim. Një hajdut interneti piketon ato kërkesa që ka më shumë komuniteti. Te posta, të gjithë bëjnë një blerje online, sidomos blerjet online janë tmerr. Edhe te kredia sepse e kanë të lehtë pasi ka qytetarë me kushte të vështira ekonomike dhe kërkojnë kredi pa plotësuar shumë kushte dhe në fillim i duket e lehtë për ta marrë kredinë dhe bien pre e këtij mashtrimi,” tha Mullaji.


Ai shtoi se skemat e mashtrimit nuk janë rastësore, por të studiuara mirë nga autorët, të cilët shfrytëzojnë dobësitë digjitale të qytetarëve.

“Analiza e riskut ka nxjerrë që nuk ka një kategori të caktuar qytetarësh, por pre e këtyre bien ata që nuk kanë njohuri digjitale. Nuk ka një target moshe. Ata e studiojnë mirë tregun dhe ndërhyjnë për të mashtruar,” theksoi Mullaji.

Share This Article