Nga Britania ish-bankieri dhe menaxheri i fondeve në Londër, Emanuel Bajra, analizon pasojat ekonomike të një prej skandaleve më të errëta financiare dhe politike të dekadave të fundit.
Nga mësues matematike në miliarder, Jeffrey Epstein u kthye në një figurë misterioze të Wall Street-it, të cilin disa e quajtën “profeti i tregjeve”, por që historia e njeh si financieri pedofil që ndërtoi pasuri dhe influencë në hijet e sistemit.
Publikimi i 3 milionë dosjeve sekrete ka rihapur plagë të vjetra dhe ka ngritur pikëpyetje të rënda:
A ishte Epstein pjesë e një loje më të madhe gjeopolitike?
Tabloidët britanikë pretendojnë se në 1.056 dokumente përmendet Vladimir Putin, ndërsa në mbi 9.600 referenca shfaqet Moska, duke ushqyer dyshime për lidhje me shërbimet ruse të inteligjencës.
Sipas Bajrës, për tregjet financiare kjo dosje mund të funksionojë si një “mini-panik” afatshkurtër: “Në kriptovaluta, lajmet sensacionale mund të shkaktojnë luhatje 2–5% brenda pak orësh. Por trendi afatgjatë nuk ndryshon.”
Ndërkohë, ari dhe argjendi po përjetojnë një nga rëniet më të forta në dekada. Çmimi i arit ra ndjeshëm, duke humbur një pjesë të madhe të fitimeve të fundit, në nivele rreth 4.400–4.800 dollarë për ons, duke krijuar një rreth vetë-përforcues paniku: “Sa më shumë bien çmimet, aq më shumë tregtarët përballen me thirrje për marzh.”
Situata u përkeqësua pas emërimit të Kevin Warsh si kryetar i ardhshëm i Rezervës Federale nga Donald Trump, çka rriti pritshmëritë për një dollar më të fortë dhe politika monetare më të ashpra, duke tradhtuar shpresat e investitorëve për ulje të normave të interesit dhe mbështetje të aseteve të sigurta si ari.
Megjithatë, Bajra sheh edhe një tjetër anë të medaljes: “Kjo mund të jetë një mundësi për blerësin e kujdesshëm, që pret të hyjë në treg kur çmimi bie paksa.”
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

