Sipas informacioneve zyrtare, operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike dhe përfshin hetime për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe “pastrimi i parave”.
Autoritetet kanë bërë të ditur se pas përfundimit të operacionit, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të dalin me një komunikatë të përbashkët për të njoftuar opinionin publik lidhur me rezultatet e aksionit dhe detaje të tjera nga hetimet.
Operacioni vazhdon dhe pritet që më shumë informacione të bëhen publike gjatë orëve në vijim.Autoritetet kanë bërë të ditur se pas përfundimit të operacionit, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të dalin me një komunikatë të përbashkët për të njoftuar opinionin publik lidhur me rezultatet e aksionit dhe detaje të tjera nga hetimet.
Operacioni vazhdon dhe pritet që më shumë informacione të bëhen publike gjatë orëve në vijim.


