Alarm në Manchester / E mitura 14-vjeçare plagos tre persona me thikë në shkollë

Share

Autoritetet britanike kanë arrestuar një nxënëse 14-vjeçare pas një sulmi me thikë që ndodhi të martën në një shkollë në Manchester, ku mbetën të plagosur dy nxënës dhe një anëtar i stafit.Sipas informacioneve të para, të lënduar kanë mbetur një vajzë 14-vjeçare, një djalë 14-vjeçar dhe një punonjës i shkollës 27-vjeçar. Të tre u transportuan në spital për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet bënë të ditur se plagët e tyre nuk konsiderohen të rënda.Policia arrestoi një vajzë 14-vjeçare si të dyshuar për sulmin. Sipas autoriteteve, stafi i shkollës ndërhyri menjëherë për ta neutralizuar dhe për të parandaluar lëndime të tjera, ndërsa efektivët e policisë mbërritën pak më vonë në vendngjarje.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit