Babai i Meghan Markle hedh në gjyq dukeshën e Sussex

 427 total views,  1 views today

Siç dihet, në vite marrëdhënia e Meghan-it me të atin, Thomas Markle, nuk ka qenë aspak tipike baba- bijë. Ndoshta sepse pasi Meghan doli publikisht me Harry-n, babai i saj nuk u përmbajt aspak në deklaratat publike, Dukesha e Sussex-it vendosi t’i ftohë marrëdhëniet me babain, së paku publikisht.
Në maj të 2018-ës, Thomas Markle nuk ishte i pranishëm në dasmën e së bijës me princin Harry.

“…nuk do të ishte asgjë pa mua. Unë e kam bërë atë dukeshën që është sot. Çdo gjë që është Meghan sot, është prej meje.”- është shprehur Thomas dhe duket se nuk i del e keqja me gjithë këtë histori.
Së fundmi, në një intervistë për ‘Fox’ ai ka treguar se është i vendosur që të hapë një gjyq për Meghan dhe Harry-n pasi do që të fitojë të drejtën për të takuar nipin Archie dhe mbesën Lilibet.

“Shumë shpejt do kërkoj në gjykatat e Kalifornisë të drejtën për të parë nipin dhe mbesën time”, tha 77-vjeçari.
Duke përfituar nga fama e të bijës, babai i dukeshës po nxjerr një dokumentar ku do të flasë për jetën e tij dhe sigurisht për atë të Meghan Markle, deri në kohën kur ajo u martua për herë të parë dhe u shpërngul në Kanada.
“Dokumentari fillon me jetën time, familjen time, dashurinë time për teatrin dhe televizionin dhe si arrita atje. Pastaj jeta ime me Meghan, duke u rritur, ditët e saj të shkollës derisa shkoi në kolegj dhe kur filloi karriera e saj. Kishim një jetë të mirë së bashku, deri në martesës së saj të parë dhe lëvizjes së saj në Kanada. Pastaj fillon një histori e re”,- tregoi Thomas Markle për “The Sun”.
Ai po punon fort që dokumentari të dalë brenda këtij viti, ndërsa nuk kemi ende asnjë reagim publik nga Meghan Markle.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •