Basha reagon ndaj Ramës: Asnjë kërcënim nuk do ta ndalë ndryshimin

 3,909 total views,  1 views today

Kryedemokrati Basha ka zhvillua një takim ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Gjatë bisedës me mësuesit, Basha ju përgjigj deklaratës së kryeministrit Rama për mësuesit dhe e quajti një kërcënim ndaj tyre.

Sipas tij, asnjë kërcënim nuk e ndalon ndryshimin që kërkon çdo mësues apo infermier që të mos përdoren më si mish për topin e pushtetit të radhës dhe është ndryshimi ku do të garantohen në vendin e tyre të punës për shkak të aftësisë dhe përkushtimit për t’i shërbyer fëmijëve shqiptar.

“Dua ta nis me një reflektim të cilin pata mundësinë ta bëjë vetëm dje shkurtimisht gjatë një programi televiziv, në përgjigje ndaj një prej deklaratave që ka bërë ndonjëherë nga një kandidat për kryeministër e aq më pak një kryeministër në detyrë apo në ikje. Kur nga errësira, jo vetëm e automjetit luksoz me të cilin udhëtonte por edhe nga errësira e shpirtit përsëriti të njëjtën vepër penale si katër vite në parë në raport me policinë e shtetit, ku kërcënoi mësuesit shqiptarë, mësueset shqiptare por edhe infermierët shqiptare me vendin e tyre të punës.

Elbasani është i etur për normalitet, për pozitivitet, për ndryshim, për një fillim të ri se ajo që po vjen është në një ndryshim, është një fillim i ri. Është ndryshimi ku nuk do të përdoren më si mish për topin e pushtetit të radhës, është ndryshimi ku do të garantohen në vendin e tyre të punës për shkak të meritës aftësisë dhe për shkak të për përkushtimit për ti shërbyer fëmijëve shqiptar,” u shpreh Basha.

Basha gjithashtu theksoi se me ardhjen e tij në pushtet Drejtoritë Arsimore do të kthehen siç kanë qenë, ku çdo qark do të ketë të vetën.

“Ne do të marrim modelet e suksesshme do t’i aplikojmë ato. Synimi është që të përgatisim fëmijët e shqiptarëve në sistemin para universitar dhe më pas të kalojnë në Universitet e të bëhen gati për tregun e punës. Ne do të kthejmë drejtoritë arsimore ashtu siç kanë qenë. Çdo qark do të ketë drejtorinë e vet arsimore. Nuk ka kuptim që qarku i Gjirokastrës ta ketë Drejtorinë Arsimore në Fier, aspo Elbasani në Korçë e kështu me radhë,” tha Basha.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •