Kandidati nga radhët e Demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill kanë votuar sot në Wilmington, duke iu bashkuar më tepër se 74 milionë amerikanëve që kanë votuar më herët, ndërsa kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri te zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të 3 nëntorit, shkruan agjencia Reuters.
Biden pritet të mbajë fjalim në Delaware, një shtet ku pritet të fitojë lehtësisht.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vet ka votuar të shtunën në një librari publike matanë rruge të një prej klubeve të tij të boksit në Florida. Ai ka ndërruar banim nga New Yorku një vit më parë.