Dhjetëra miliona njerëz po përballen me pabarazi, sëmundje dhe varfëri . Pandemia e koronavirusit ka bllokuar ekonominë në shumë vende të botës. Sipas një raporti vjetor të bërë nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates përhapja e Covid-19 ka kthyer botën mbrapa më shumë se dy dekada.
Ky vit sipas Bill Gates ishte i zymtë. Pandemia e koronavirusit ka djegur shumë vite pune, më shumë familje janë në varfëri të madhe dhe kequshqyerja po rritet.
Rënia e turizmit, rënia e dërgesave nga të afërmit që punojnë jashtë vendit, mbyllja e porteve, minierave dhe puseve të naftës, mbyllja e shkollave dhe bizneseve në të gjithë botën kanë krijuar njëhumbje të madhe në ekonominë e të gjithë qytetarëve.
Bill Gates gjithashtu në një intervistë të dhënë për BBC ka thënë se vaksina ka të ngjarë të jetë gati në fillim të vitit 2021. Sidoqoftë, ai theksoi se çdo vaksinë duhet të bëhet gjithashtu e arritshme edhe për vendet e varfëra.