ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë 5 hours ago
Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist 5 hours ago
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit 5 hours ago
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024 5 hours ago
Sunderland i Granit Xhakës frenon dhe Arsenalin; barazim 2-2 në frymën e fundit 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shendetesi

Britani: Ligji “Awaab” hyn në fuqi pas vdekjes tragjike të djalit 2-vjeçar nga myku

albnews by albnews
27 October, 2025
in Shendetesi, UK
0
Britani: Ligji “Awaab” hyn në fuqi pas vdekjes tragjike të djalit 2-vjeçar nga myku
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Babai i Awaab Ishak, një djalë dyvjeçar që humbi jetën në vitin 2020 për shkak të mykut të zi në banesën e tij sociale, tha se shpreson që ligji i ri që mban emrin e të birit të shpëtojë jetë të tjera.

Awaab vdiq nga një sëmundje e rëndë respiratore e shkaktuar nga ekspozimi i gjatë ndaj mykut në banesën familjare në Rochdale, Manchester. Hetuesit zbuluan se në trupin e tij kishte kërpudha dhe inflamacion të rëndë, me shkakun zyrtar të vdekjes të përcaktuar si “ndotje mjedisore nga myku”.

RelatedPosts

Britania e Madhe kthen sytë nga Danimarka për të frenuar migracionin e paligjshëm! Cilat janë rregullat strikte të programit danez

Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

Familja Ishak kishte denoncuar për tre vite radhazi problemin tek autoritetet e strehimit, por pa asnjë reagim, raporton Sky News, transmeton Klankosova.

Vdekja e vogëlushit shkaktoi zemërim publik dhe çoi në miratimin e Ligjit të Awaab-it, i cili detyron pronarët e banesave sociale të riparojnë menjëherë çdo rrezik mjedisor dhe të sistemojnë familjet në ambiente të sigurta nëse është e nevojshme.

Faza e parë e ligjit hyn në fuqi sot në Angli. Ai kërkon që pronarët të hetojnë dhe të riparojnë çdo rrezik emergjent, si myku apo lagështia, brenda 24 orësh nga momenti që njoftohen. Nëse nuk e bëjnë, banorët kanë të drejtë të ndërmarrin veprime ligjore.

Nga viti 2026 ligji do të zgjerohet për të përfshirë edhe probleme të tjera, si rreziqet nga zjarri, të ftohtit ekstrem apo defektet elektrike, ndërsa në vitin 2027 do të mbulojë të gjitha rreziqet shëndetësore në banesat sociale. Qeveria planifikon që më vonë rregullat të zbatohen edhe për sektorin privat të qiradhënies.

Sekretari britanik i Strehimit, Steve Reed, tha se ligji i ri është një hap i madh përpara për miliona qiramarrës.

“Çdokush meriton një shtëpi të sigurt dhe të denjë. Historia e Awaab-it na kujton se kjo mund të jetë çështje jete a vdekjeje,” deklaroi ai.

Megjithatë, organizatat e bamirësisë paralajmërojnë se problemet me lagështinë dhe mykun po rriten, veçanërisht në familjet me të ardhura të ulëta. Një studim i fundit tregon se 23 për qind e banorëve që jetojnë në banesa sociale kanë probleme me mykun ose lagështinë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

8 November, 2025

Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist

8 November, 2025
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

8 November, 2025
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result