Keir Starmer, kreu i ri i partisë që ka titullin “Sir”, kërkoi falje, duke thënë se po përjetojnë “një ditë turpi”
Anëtarësia partiake i ish-udhëheqësit të Partisë Laburiste britanike Jeremy Corbyn është pezulluar pas një raporti se ai është “përgjegjës për antisemitizëm gjatë periudhës së udhëheqjes së tij me partinë.
Komisioni për Barazi dhe të Drejta të Njeriut (EHRC) shpalosi raportin e tij mbi akuzat për “antisemitizëm në Partinë Laburiste”.
“Ka pasur dështime serioze në trajtimin e antisemitizmit në kryesinë e Partisë Laburiste dhe një proces joadekuat është zbatuar për të trajtuar ankesat për antisemitizëm”, tha raporti, në të cilin thuhet se ish-udhëheqësi Jeremy Corbyn është përgjegjës për atë që ka ndodhur në kohën e tij.
Ndërkaq, në një deklaratë në Facebook, Corbyn tha se si udhëheqës i Partisë Laburiste, ka qenë i vendosur për çrrënjosjen e të gjitha formave të racizmit dhe “kancerit të antisemitizmit”.
“Kam bërë fushatë gjithë jetën time për të mbështetur popullin dhe komunitetet hebreje dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, tha Corbyn.
“Edhe një antisemit është shumë”, tha Corbyn, duke deklaruar se hetimet mbi këtë çështje ishin “bllokuar në burokracinë e partisë”, por se shkalla e problemit është ekzagjeruar në mënyrë dramatike nga kundërshtarët brenda dhe jashtë partisë dhe shumica e mediave për arsye politike.
Keir Starmer, kreu i ri i partisë që ka titullin “Sir”, kërkoi falje, duke thënë se po përjetojnë “një ditë turpi”.
Nga ana tjetër, partia në një deklaratë theksoi se “Partia Laburiste pezulloi anëtarësimin e Jeremy Corbyn deri në përfundimin e hetimit,” tha partia në një deklaratë.
Siç raportohet, nga Corbyn gjithashtu është hequr e drejta për të votuar në Dhomën e Ulët në emër të Partisë Laburiste.
Corbyn vendosi të japë dorëheqje pas humbjes së madhe në zgjedhjet e mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Keir Starmer u zgjodh në krye të partisë më 4 prill.