ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mimmo”- delfini i Venezias (video) 5 hours ago
Këshilli i BE-së e fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit 8 hours ago
Panik në Oslo, të shtëna me armë në një qendër tregtare 8 hours ago
Shpërthen virusi i rrezikshëm në Britani, mbyllen disa shkolla, bëhet thirrje për rikthimin e maskave 10 hours ago
Taulant Toma arratiset për herë të katërt nga burgjet italiane 11 hours ago
Next
Prev
Home UK

Britania i jep fund epokës 142 vjeçare të prodhimit të energjisë me qymyr, synon uljen e emetimeve të gazeve

albnews by albnews
30 September, 2024
in UK
0
Britania i jep fund epokës 142 vjeçare të prodhimit të energjisë me qymyr, synon uljen e emetimeve të gazeve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Britania bëhet vendi i parë i grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G 7, që i jep fund prodhimit të energjisë me qymyr.

Sonte, termocentrali i fundit me qymyr, “Uniper’s Ratcliffe-on-Soar” në rajonet qendrore të Anglisë, do të mbyllet përfundimisht.

RelatedPosts

Shpërthen virusi i rrezikshëm në Britani, mbyllen disa shkolla, bëhet thirrje për rikthimin e maskave

Zelensky “zbarkon” në Londër, çfarë pritet në takimin me liderët evropianë?

Shaka apo tallje për jetën në familjen mbretërore? Princi Harry: Si “Downton Abbey” me intriga, por me më shumë dramë

Kjo i jep fund epokës 142 vjeçare të prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri, në vendin që filloi Revolucionin Industrial.

Në vitin 2015, Britania njoftoi planet për të mbyllur fabrikat e qymyrit brenda dekadës së ardhshme, si pjesë e masave për të arritur objektivat e saj për klimën. Në atë kohë pothuajse 30% e energjisë elektrike të vendit vinte nga qymyri, por kjo shifër kishte rënë në pak më shumë se 1% vitin e kaluar.

Kjo masë ka ndihmuar në uljen e emetimeve të gazeve serrë në Britani, të cilat janë përgjysmuar që nga viti 1990.

Britania, e cila ka si objektiv që emetimet neto deri në vitin 2050 të kapin shifrën zero, planifikon gjithashtu të dekarbonizojë sektorin e energjisë elektrike deri në vitin 2030, një lëvizje që do të kërkojë një rritje të shpejtë të energjisë së rinovueshme nga era dhe dielli.

Emetimet nga energjia përbëjnë rreth tre të katërtat e emetimeve totale të gazeve serrë dhe shkencëtarët kanë thënë se përdorimi i lëndëve djegëse fosile duhet të frenohet për të përmbushur objektivat e vendosura nga marrëveshja e Parisit për klimën.

Në muajin prill, vendet e mëdha të industrializuara të G7 ranë dakord të heqin energjinë e qymyrit në gjysmën e parë të dekadës së ardhshme, por gjithashtu u dhanë një farë lirie ekonomive që varen shumë nga qymyri, duke tërhequr kritika nga grupet që mbrojnë mjedisin.

Energjia nga qymyri ende përbën më shumë se 25% të energjisë elektrike të Gjermanisë dhe më shumë se 30% të energjisë së Japonisë. /VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mimmo”- delfini i Venezias (video)

“Mimmo”- delfini i Venezias (video)

8 December, 2025
Këshilli i BE-së e fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit

Këshilli i BE-së e fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit

8 December, 2025
Panik në Oslo, të shtëna me armë në një qendër tregtare

Panik në Oslo, të shtëna me armë në një qendër tregtare

8 December, 2025
Shpërthen virusi i rrezikshëm në Britani, mbyllen disa shkolla, bëhet thirrje për rikthimin e maskave

Shpërthen virusi i rrezikshëm në Britani, mbyllen disa shkolla, bëhet thirrje për rikthimin e maskave

8 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result