Gjermania duket spektike për çeljen e negociatave me Shqipërinë, teska edhe në vizitën e zhvilluar në Berlin, kryeministri Edi Rama nuk u takua nga kancelarja Angela Merkel.
Për ish-deputetin e Partisë Demokratike Aldo Bumçi, Gjermania është vendi që ka mbështetur më shumë Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE.
”Gjermania nuk është në mëdyshje, Gjermania është shumë e qartë. Është vendi që ka mbështetur më shumë se çdo vend tjetër Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Besoj që takimet e shpeshta të Ramës me kancelaren Merkel dhe zyrtarëve të tjerë gjermanë, kanë treguar pikërisht vullnetin e fortë të Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë. Ndryshe nga vende të tjera që kanë qenë shumë kundërshtuese si Franca dhe Holanda, Gjermania është munduar të luajë një rol zbutës dhe duke dalë me kërkesa konkrete, 9 pika”, tha Bumçi.
I ftuar në ‘RTV Ora’, Bumçi tha se Gjermania vendosi disa pika konkrete, ku ndër të tjerash ishin funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe reforma zgjedhore, që sipas Bumçit, Rama kërkon t’i kontrollojë.
”Gjermania vendosi pika konkrete, janë çështje që çdo vend që duhet të ketë në mënyrë që të çelë negociatat. Duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese. A është kjo një kërkesë e tepërt? Duhert të ishte bërë që vjet. Të kesh 3 vite pa Gjykatë Kushtetuese është e papranueshme, dhe kushti ka dy vjet që është vendosur zyrtarisht nga Bundestagu. Të kesh Gjykatë Kushtetuese nuk është kërkesë e ekzagjeruar, është abc e një shteti normal, jo e një shteti që pretendon të integrohet në BE. Zvarritja që po i bën kryeministri, Komisioni i Venecias doli me një qendrim shumë të qartë, shumica ka shkelur kushtetutën në një sërë pikash. Këto ishin përpjekje për të kapur Gjykatën Kushtetuese.
Kërkohet një reformë zgjedhore me konsensus. U përshëndet konsensusi i arritur në 5 qershor, për herë të parë e arritur në 7 vite qeverisje të Edi Ramës. Me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, u kërkua që t’i qëndrojë 5 qershorit. Me të dy këmbët, me ndryshimet kushtetuese, dhe me propozimet e reja që ka bërë publike, rrëzon të tërësisht marrëveshjen e 5 qershorit. Edi Rama shkeli dhe të vetmen marrëveshje që bëri me opozitën”, deklaroi ai.