Gjermania lëshon pasaportat digjitale të vaksinimit

 4,752 total views,  1 views today

Gjermania ka nisur të enjten lëshimin e pasaportave digjitale të vaksinimit që mund të përdoren në të gjithë Evropën, teksa Kontinenti po përgatitet për fillimin e sezonit turistik të verës.

Ministri gjerman i Shëndetësisë ka bërë të ditur se duke nisur nga kjo javë, qendrat e vaksinimit, mjekët dhe farmacitë në gjithë vendin do të fillojnë me lëshimin gradual të këtyre pasaporta digjitale për personat e imunizuar kundër COVID-19.

E ashtuquajtura “Pasaporta COVID” do t’ua mundësojë qytetarëve shkarkimin e dëshmive mbi vaksinimin kundër koronavirusit në anë të një aplikacioni në telefonat e mençur. Kësisoj, atyre që i posedojnë këto pasaporta do t’u lehtësohet qasja e lirë nëpër restorante, muze dhe lokacione të tjera që e kërkojnë këtë dëshmi.

Ministri Jens Spahn ka thënë se dokumentacioni do t’i ofrohet të gjithë gjermanëve që kanë marrë që të dy dozat e nevojshme të vaksinave. Ai ka specifikuar se qëllimi është që kjo certifikatë të përdoret në Helsinki, Amsterdam, Majorka e qytetet e tjera evropiane.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •