Irani nuk ndalet, zgjeron kapacitetet bërthamore

 5,074 total views,  1 views today

Agjencia iraniane për armët bërthamore ka bërë të ditur se rezervat e saja të uraniumit të pasuruar kanë arritur në 55 kilogramë, një ngritje kjo e përafërt me nivelin e kërkuar për prodhimin e armëve bërthamore.

Agjencia ka njoftuar se brenda tetë muajsh synon që të ketë kapacitet prej 120 kilogramësh. Deklarata e agjencisë iraniane vjen vetëm një ditë pasi fuqitë botërore kanë nisur samitin për t’i kthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Takimi i zyrtarëve nga Rusia, Kina, Gjermania, Franca, Britania dhe Irani, nisi kur SHBA-ja pritet që t’i fillojë bisedimet indirekte me Iranin.

Qëkur ish-presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, Irani ka shkelur të gjitha pikat e ujdisë, duke i zgjeruar kapacitetet e pasurimit të uraniumit.

Aktivitetet bërthamore të Iranit, sipas vlerësimeve, janë vetëm formë presioni ndaj shteteve që të arrijnë marrëveshje me SHBA-në për heqjen e sanksioneve të vendosura nga Trumpi.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •