Sipas Topallit, këta të tre luftojnë për karriget e tyre dhe jo për Shqipërinë. Ajo shtoi se tre personave, referuar emrave të lartpërmednusr, nuk mund ta mbajnë peng Shqipërinë. Jozefina Topalli tha se nuk kishte premtime dhe shuma monetare për t’ju ofruar atyre që do t’i bashkohen lëvizjes së saj, por vetëm sfida.
Jozefina Topalli, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka vendosur që të garojë në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 25 prill. Në një komunikim për mediat, Topalli mbajti fjalën e saj, teksa prezantoi partinë ‘Lëvizja për ndryshim’. Gjatë fjalës, Topalli u bëri thirrje të rinjve që t’i bashkoheshin për të risjellë dritën dhe shpresën në Shqipëri. Ajo nuk harroi të thumbonte edhe të gjithë politikantë e tjerë, dhe kryesisht kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Opozitës Lulzim Basha dhe Presidentin Ilir Meta.
Sipas Topallit, këta të tre luftojnë për karriget e tyre dhe jo për Shqipërinë. Ajo shtoi se tre personave, referuar emrave të lartpërmednusr, nuk mund ta mbajnë peng Shqipërinë. Jozefina Topalli tha se nuk kishte premtime dhe shuma monetare për t’ju ofruar atyre që do t’i bashkohen lëvizjes së saj, por vetëm sfida.
Fjala e Jozefina Topallit
Unë jam ndjerë e emocionuar që një grup të rinjsh më thirrën që të bëheshim bashkë. Kisha kohë që prisja dhe shpresoja që dikush do ta merrte vendimin për të realizuar një lëvizje për ndryshim. Jam e ndërgjegjshme për kohën e vështirë që vendi po kalon. Jam vetëdijshme që kriza e vendit është shumëpalëshe. E trishtueshme është kur shoh se si vendi boshatiset, e ndërsa mediokriteti lartësohet. Unë jam e vendosur për të mos heshtur dhe për të mos pasur frikë. Jam sot bashkë me këta të rinj drejt një projekti të ri për t’i mbështetur në kauzën e tyre patriotike drejt një prjekti të ri. Që në jemi në mes të krizës është e dukshme. Vendi është në buzë të greminës. Ekonomia është tkurrur, për shkak të dështimit tonë kolektiv për të marrë vendime të forta. Çdo ditë takohemi me paradokse, ndërkohë vendet e punës po shkatërrohen dhe bizneset po mbyllen.Shumë shkolla vijojnë të mbyllen në rrethe sepse nuk ka më fëmijë. Vazhdojmë të jetojmë në një vend ku ka pensione nën 100 euro, një vend që po zbrazet dhe plaket. Sot i them çdonjërit se sfida me të cilat ne përballemi janë reale, janë serioze dhe të shumta. Ato nuk zgjidhen në një sistem të rremë si i yni, sepse nuk ka asnjë gjykatë, as Kushtetuese dhe as të Lartë. Në vendin tonë askush nuk i del për zot dikujt në vështirësi. Nuk kemi kohë të presim. Jemi 6 muaj përpara zgjedhjeve. Fushata është po me ata të tre, që bashkohen bukur fort për të ruajtur karriget e tyre dhe shantazhohen për llogaritë private. Këta të tre sikur Shqipëria është prona e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata, kush duhet të punojë, kush jo, ku duhet të punojë, sa duhet të marrë, e kush duhet të ikë nga ky vend. Vendi është pa alternativë. Ata të tre do të bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik. Ata mendojnë se duke thënë gënjeshtra konstante do të zhdukin të vërtetën. E vërteta është arma jinë. Kërcënojnë dhe shpifin për çdo lëvizje të re. Sulmojnë edhe lëvizjen e të rinjve. Praktikisht fushata ka nisur, por më shumë se kundër qeverisë, kundër lëvizjes që nuk ka nisur. Gabojnë që sulmojnë të rinjtë dhe lëvizjen e tyre për shpresë. Të gjesh armikun tëk brezi i së ardhmes, të lë pa fjalë. Sa për mua, më kujton vetëm kohën e vjetër. Para se të lindje ma kishin adresuar se isha armike, e çfarëdotjetër donin ata. Ky është tregues frike. 3 kryetar nuk mund të mbajnë peng 3 mln shqiptarë, ka gjithmonë dy mundësi në jetë të pranosh kushtesh apo të marrësh përgjegjësinë për të ndryshuar, por të mos pretendojmë që gjërat do të ndryshojmë nëse do i bëjmë në të njëjtën mënyrë. Shqiptarët nuk ulin kokën para. Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, të Metës apo të Lulit, kurrë nuk e kam humbur shpresën në këto vite të fundit, kam qenë e trishtuar. Ky vend ka nevojë për drejtësi sociale, një lider që jep llogari para qytetarëve që punojnë për interesin publik, duhet një qeveri që del nga votat dhe një opozitë që nuk korruptohet për interesat e udhëheqësit. Të rinj, gra e burra, dua të bëhem avokatja e interesave tuaja, prandaj bëhuni autor të fatit tuaj, mos kini frikë, jeta juaj është një ndërmarrje madhe, jeta është një spektakël i pabesueshëm, ditën e sotme do ta kujtoni gjatë. Frikë duhet të kenë ato që vjedhin, që mbajnë peng vendin e partitë, bashkë kemi përvojën, vullnetin dhe dijen, nuk kam para për t’iu premtuar vetëm sfidë, nuk kam pushtet, por vullnetin që ky vend mund të bëhet. Prandaj ju ftoj eja me ne, të sjellim ndryshimin dhe rrezen e shpresës,”- tha ajo ndër të tjera.