Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër ka njoftuar të interesuarit që dëshirojnë të bëhen pjesë e Samitit të Dytë të Diasporës, që mbahet në përvjetorin e 575-të të Lidhjes së Lezhës, ka nisur procesi i regjistrimit online.
Regjistrimi kryhet në faqen elektronike të Samitit dhe për marrjen e ftesës online duhen plotësuar të dhëna të përgjithshme të individit, si vendi i lindjes, rezidenca dhe kontaktet.
Njoftimi i plotë i Ambasadës së Shqipërisë:
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Në datat 28 shkurt – 2 mars 2019, në Përvjetorin e 575-të të Lidhjes së Lezhës, Diaspora shqiptare do të mblidhet në Samitin e saj të dytë në Tiranë.
Për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëhen pjesë e Samitit të Dytë të Diasporës, ka nisur procesi i regjistrimit “on-line”.
Regjistrimi kryhet në faqen elektronike të Samitit. Për marrjen e ftesës “on-line” duhen plotësuar të dhëna të përgjithshme të individit, si vendi i lindjes, rezidenca dhe kontaktet. Në formularin e regjistrimit keni mundësinë të shprehni interes për të ndjekur diskutimin në një nga panelet e Samitit.
Për regjistrimin “on-line” në Samitin e Dytë të Diasporës klikoni në link-un e mëposhtëm:
http://samiti.diaspora.gov.al/regjistrohu-ne-samit-2/…
#SamitiDiaspores2
#diasporashqiptare
#unejamshqiptar
Jeni të mirëpritur!