Tottenhami e ka mposhtur Crysetal Palacen me rezultat 4:1, në ndeshjen e xhiros së 27-të të Premier Leagues.
Në triumfin e skuadrës së trajnerit Jose Mourinho, shkëlqyen Harry Kane dhe Gareth Bale që shënuan nga dy gola secili.
Bale realizoi në minutat 25’ dhe 49’, pas asistimeve te Kanet.
Ndërkaq, sulmuesi anglez Kane përveç dy asistimeve, shënoi edhe dy gola në minutat 52’ dhe 76’.
Golin e vetëm për Crystal Palacen e realizoi Christian Benteke në kohën shtesë të pjesës së parë, e që ishte goli i barazimit.
Me 45 pikë, Tottenhami ka kaluar në pozitën e gjashtë. Crystal Palace zë vendin e 13-të me 34 pikë.