Organizata Botërore e Shëndetit ndryshoi politikën e saj për të këshilluar që njerëzit duhet të mbulojnë fytyrat e tyre me maska në vendet ku distancimi social nuk është i mundur. Më parë thuhej se kishte mungesë provash për përdorimin e maskave dhe mbulesave të tjera të fytyrës nga njerëz të shëndetshëm.
Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i dytë që regjistroi mbi 40,000 vdekje të koronavirusit, pas SHBA. Ndërkohë sekretari i shëndetësisë Matt Hancock këshilloi njerëzit që të shmangin protestat e mëdha anti-racizëm për të ndaluar përhapjen e virusit.
Brazili, ndërkohë, kapërceu Italinë për t’u bërë vendi me numrin e tretë më të lartë të vdekjeve në të gjithë botën.
Komisioneri i BE për punët e brendshme tha që shtetet duhet të rihapin kufijtë e tyre të brendshëm deri në fund të qershorit.
Shkalla e papunësisë në SHBA ra nga 14.7% në prill në 13.3% në maj për shkak të një rritje të papritur të punësimit që Presidenti Trump e përshëndeti si një kthim i shkëlqyeshëm për vendin.
Në nivel global, ka pasur 6.7 milion raste që nga fillimi i shpërthimit dhe më shumë se 393,000 vdekje./BBC